Ditën e sotme në Shqipëri janë shënuar 69 raste të reja me COVID-19.
Mësohet se i gjithë blloku operator tek spitali Francez në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet me dije se të gjitha rastet janë nga kontaktet e dy specializante që rezultuan pozitiv me Covid-19 dy ditë me parë.
Nuk dihet ende origjina e marrjes së infeksionit, ndërkohë që së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambjentet spitalore është kthyer në një shqetësim real dhe të madh.
Spitali Francez në QSUT mbulon 3 specialitete si ORL, Okulistika, dhe Oro-Maxillo-Facial.