“Unë e kisha marrë në shtëpi, ai më shau nga nëna”, flet shoku i Vilsonit pas eliminimit tek Astiri

Ditën e djeshme është vetëdorëzuar tek autoritetet 29-vjeçari Noel Dishi, si i dyshuari kryesor dhe i vetëm i policisë për vrasjen e Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në Tiranë disa ditë më parë.

Dishi ka dëshmuar para oficerëve se nuk kishte pasur qëllim ta vriste shokun e tij, por se lëvizte gjithmonë me armë dhe ndaj Vilsonit e ka ngritur pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova per ta takuar. Nuk kam patur si qellim ta vras. Une levizja gjithmone me arme me vete. Kur e takova ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofendur per shkak te marredhenies qe kishim pasur.

Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje. U nervozova dhe e qellova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar ne nje hotel ne kavaje. Jam shume i penduar per krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve, raporton Neës 24.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës.


Shtuar 24.01.2020 09:16