U vetëvar në qeli, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm

Një i dënuar me burgim të përjetshëm i ka dhënë fund jetës në burgun e Peqinit.

Fatmir Veliaj, 40 vjeç ka varur veten, pasi dyshohet se prej pak kohësh kishte rënë në depresion.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 14:04