U infektuan nga infermierja në QSUT, shkon në 8 raste me COVID-19 në Mat

Dhe pse deri tani ka qënë një zonë e gjelbër, Mati ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve të COVID-19.

Ditën e sotme raportohen 8 raste gjithsej në këtë zonë, raste që dyshohen se janë infektuar nga një e moshuar e cili kishte kontakt me infermieren me COVID-19 në QSUT.

Banorët e infektuar janë në fshatin Urakë në Rukaj, dhe sipas burimeve të gjithë tashmë janë të izoluar dhe dezifektuar banesat e tyre. /albeu.com/


Shtuar 30.05.2020 07:54