U infektua në Tiranë dhe e çoi virusin tek vjehrra, mbërrin tek Infektivi shtatzëna me fëmijën 2 vjeç

Ka mbërritur në Tiranë gruaja shtatzënë bashkë me djalin e saj të mitur dhe vjehrrën, të dyshuar se janë infektuar me COVID-19.

Ditën e sotme një grua shtatzënë u raportua e prekur me virus, ndërsa i infektuar rezulton djali i saj 2 vjeç, dhe vjehrra.

Ata janë dërguar në Tiranë për mjekim specifik, dhe aktualisht ndodhen në spitalin “Covid 1”.

Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus.

Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin dhe vjehrrën.


Shtuar 6.05.2020 15:41