Ditën e sotme një tjetër rast pozitiv është konfirmuar me COVID-19, nga Gjirokastra dhe mësohet se bëhet fjalë për një 48-vjeçar.
Mësohet se personi në fjalë ka qenë i shtruar në një spital në Tiranë dhe që para disa ditësh ishte zhvendosur sërish në Gjirokastër.
Pacienti nuk ka shfaqur tèmperaturë apo shenja të koronavirusit por që pas marrjes së tamponit ka rezultuar pozitiv por që nuk është kontakt i rastit të djeshëm.
Ai ishte shtruar në Tiranë për sêmundje të gjåkut dhe tashmë është vetëizoluar në banesë.
Gjirokastra është qarku që deri dy ditë më parë nuk ishte konstatuar asnjë rast me koronavirus, ndërsa deri më tani zyrtarisht bëhet me dije se janë 2 persona vartës të tij dhe të dy të infèktuar në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja, ndërkohë që një person ka humbur jetën.
