Tronditëse! Nëna me dy vajzat në Tiranë vranë veten pasi besonin se do të ringjalleshin

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Kombinatit ku në një banesë është gjetur pa jetë nëna me vajzën ndërkohë vajza tjetër është në gjendje kritike për jetën.

Burimet bëjnë me dije se kjo tragjedi e madhe mund të ketë lidhje me besimin e tyre.

Mësohet se vajzat dhe e ëma ishin dëshmitare të Jehovait ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të besimit të tyre tek ringjallja pas vdekjes.

Edhe policia e kryeqytetit ka njoftuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se tre gratë janë vetëflijuar, ndërsa kishin zbuluar ngjarjen për shkak se nëna, 56-vjeçarja Zhaneta Josifi nuk i ishte përgjigjur të vëllait në telefon dhe se banesa e tyre kur ky i fundit ishte interesuar për to, kishte qenë e mbyllur.

Djali ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në banesën në fjalë që ndodhet në Kombinat dhe pas hyrjes me forcë kanë gjetur trupat e pajetë të Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën, dhe mbase është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e rrethanat e ngjarjes nëse ia arrin të mbijetojë.


Shtuar 2.07.2020 19:06