Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, ka ndërmarrë një fushatë për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në vend.
Aksioni më i fundit ka ardhur nga Velipoja, ku IKMT ka shkuar për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën e plazhit.
Mirëpo, kjo gjë është kundërshtuar me forcë nga pronarët e bizneseve, ku njëri prej tyre u shpreh se aty varet buka e familjes dhe fëmijëve të tij.
Ai shton se aktiviteti i tij ka qenë i ligjshëm prej vitesh, dhe se çdo gjë e ka arritur si rezultat i punës me ndershmëri.
