Të huajt kthehen sërish në plazhet e Vlorës për të pushuar: Më shumë ukrainas dhe bjellorusë

Fundjava e fundit e Korrikut shënoi një bilanc pozitiv të turistëve në Vlorë.

Administratorët në plazhe thonë pranojnë se situata nuk është si sezonin e kaluar por sërish turistët, kryesisht nga Kosova, por edhe të huaj nga Ukraina apo Bjellorusia kanë zgjedhur detin e kristaltë të Jonit për pushimet e tyre. Mungojnë këtë vit italianët.

“Sivjet është pak më dobët, prej situatës. Pastërtia, distanca sipas rregullave të Bashkisë. Ka kosovarë maqedonas”.

Impresionet pozitive, edhe pse në kushte aspak të zakonshme të krijuara nga Covid-19, i kanë dhënë dëshirën pushuesve nga Kosova të rikthehen sërish me pushime këtu.

“Vlora mua më pëlqen gjithnjë, Vlorën pas Prizrenit e kam më simpatikun”.

“Shumë mirë për herë të parë kam ardhur. Kam kërkuar gjithë Shqipërinë ama më ka pëlqyer shumë këtu. Është pastër ka rregulla, uji ka pastërti”.

“Vlora super, ushqimi mirë, na presin mirë”.

Pandemia e koronavirusit e ka prekur ndjeshëm sektorin turistik, por qyteti i Vlorës vijon të mbetet në preferencat e pushuesve edhe për këtë sezon. /tvklan


Shtuar 26.07.2020 18:14