“Taksisti” vë në pranga 49 vjeçarin, në makinë iu gjet kanabis me shumicë

Nje 49-vjecar nga Tirana ka përfunduar në pranga, pas finalizimit të operacionit në fushën e narkotikëve, i koduar “Taksisti”.

Ne pranga u vu shtetasi O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

“Në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike canabis sativa”- njofton policia.

NJOFTIMI:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Taksisti”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 24.06.2020 07:25