Takimi Kosovë-Shqipëri, ja kur do të mbahet takimi mes dy qeverive

Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte lajmëruar më herët.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.


Shtuar 28.09.2020 18:47