Sot Dita e Dëshmorëve të Kombit, Rama publikon videon emocionuese (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar 5 majin “Ditën e Dëshmorëve”. Në rrjetin social “Facebook” Rama ka publikuar një video ku dëgjohet dhe zëri i Vaçe Zelës. Bashkangjitur videos Rama shkruan: “Përulësisht, me respekt!”.

5 Maji, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, për ta lënë Shqipërinë sovrane dhe të pavarur.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Mirëmëngjes, Përulësisht me RESPEKT”, shkruan Rama.


Shtuar 5.05.2020 06:16