S’ka më dashuri! Meta paralajmëron publikim e fakteve tronditëse: S’keni parë gjë akoma

Presidenti Ilir Meta pritet të dalë në konferencë për mediat në orën 17:00.

Këtë lajm e ka bërë publik, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.

Sipas këtij të fundit gjatë konferencës do të zbulohen detaje tronditëse në atë që Meta e ka konsideruar si grusht shteti.

Ai paralajmëron se populli shqiptar nuk ka parë gjë akoma, dhe se faktet do dalin në shesh me qetësi dhe drejtësi!

Statusi i plotë:

Të dashur gazetarë!

Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!

Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!

NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI! /albeu.com/


Shtuar 20.02.2020 15:08