Shtyhen lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi

Mbyllja e kufijve la jashtë Shqipërisë shumë shqiptarë. Për shqiptarët e Greqisë janë shtyrë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurt e u aplikua për rinovim deri në 11 mars dhe lejet e qëndrimit që skaduan nga 12 mars deri ato me afat 12 maj, rinovohen automatikisht deri më 12 tetor.

Të lidhura

None found

Po kështu deri më 12 tetor rinovohen automatikisht vërtetimet e rinovimit apo të rishqyrtimit të vendimeve të gjykatës administrative që skadonin nga shkurti deri në maj. Deri në 10 maj mund të aplikojnë kategoria e kërkesës për herë të parë, me vizë të posaçme hyrje në territorin grek, për sa Viza u skadon deri në 10 prill.


Shtuar 31.03.2020 10:48