Shtëpia publike futet në karantinë me 86 klientë brenda, një rast me koronavirus

Mbi 3 mijë të vdekur dhe mbi 90 mijë të infektuar është bilanci deri tani i përhapjes së koronavirusit.

Ai ka prekur tashmë edhe Europën, Italinë më rëndë nga të gjitha vendet e tjera me mbi 100 të vdekur.

Në morinë e lajmeve për virusin vdekjeprurës, diçka në kufijtë e komikes ka ndodhur në Spanjë.

Në një shtëpi publike në Valencia është konstatuar një rast me koronavirus dhe si rrjedhojë autoritetet menjëherë e kanë futur në karantinë.

Brenda ndodheshin 86 klientë të cilët gjithashtu u izoluan për disa ditë me radhë bashkë me prostitutat. Megjithatë, pas analizave, asnjë prej tyre nuk rezultoi bartës i virusit, ndërsa rasti i vetëm aty u izolua menjëherë.


Shtuar 4.03.2020 21:05