Shqipëria është zyrtarisht një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, ku deri më tani janë prekur 2 shtetas, babë e bir.
Kryeministri Rama u kërkon të gjithë qytetarëve që të mos kenë aspak frikë për koronavirusin, por të tregohen shumë të kujdesshëm.
Rama përcjell mesazhin e Presidentit amerikan Donald Trump, që shkruan se në 2019, 37000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm.
“Frikë aspak, kujdes shumë! Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:
Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit.
Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”, shkruan Rama. /albeu.com/
