Shitësja e librave merr vëmendjen e gazetarit: S’pret emigrantin t’i paguajë pushimet në Jalë

Në këto ditë të nxehta vere, të shumtë janë dhe shitësit që përfitojnë nga ardhja e pushuesve në zonat turistike për të shitur e fituar ndopak.

Ajo çka i ka rënë në sy gazetarit Granit Sokolaj, është pikërisht një vajzë e re në moshë e cila mban në krahë libra dhe ka vendosur t’i shesë pranë pushuesve.

Sokolaj shkruan se kjo është një vajzë për t’u marrë shembull. “Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Nje vajze per t’u marre shembull!!! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante.

Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash.


Shtuar 9.08.2020 13:03