Shi dhe borë, moti nuk po e ndan mendjen

Moti këtë të mërkurë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe rreshje të pakta shi dhe bore në pjesën e parë të ditës.

Pasdite vranësirat do t’ia lenë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 1/12°C

Zonat e ulëta 7/18°C

Zonat bregdetare 9/19°C.


Shtuar 15.04.2020 06:08