Sherr me grushta mes doganierëve në portin e Sarandës

Një konflikt mes dy doganierëve ka degraduar, duke përdorur më pas dhe grushtat.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Sarandës, ku njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet I.I., 34 vjec, me profesion agjent doganier është konfliktuar me një tjetër punonjës dogane.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 17 qershor në lagjen nr.4 të Sarandës. Dyshohet se 34-vjeçari ka goditur fizikisht punonjësin tjetër për motive të dobëta. Për këtë arsye, është ndaluar nga pòolicia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.


Shtuar 21.06.2020 12:02