Salvini “rrëmben” zemrat e shqiptarëve, detaji në foto nuk mund të shpëtonte pa u vënë re

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto nga shtëpia e tij, me të cilën ka “rrëmbyer| zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Ai buzëqesh teksa mban në dorë një kapele, por të gjithë vëmendjen e ka marrë një detaj shqiptar.

Pranë tij ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”, që nuk iu ka shpëtuar komenteve të shumta të ndjekësve.

“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salvini.

Me siguri kjo do të jetë ndonje dhuratë, edhe pse nga ana e tij janë ngitur shpesh akuza ndaj shqiptarëve që jetojnë në Itali.


Shtuar 23.07.2020 12:09