Rrezikoi të mbytej në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një 79 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rrezikuar që të mbytet në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtjeje në plazhin e Lungomares shtetasi L. M., 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.

I moshuari është transportuar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 09:25, në plazhin e Lungomares shtetasi L. M., 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Shtuar 13.08.2020 08:11