Rezistoi për ditë me radhë si “zonë e gjelbër”, infektohet sërish Berati

Ashtu si ditën e djeshme janë sërish 4 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vend.

Ndërsa numri total ka shkuar në 876 persona të prekur nga fillimi i pandemisë.

Ajo që bie sot në sy është fakti se ka një rikthim të COVID-19 në Berat, i cili qëndroi zonë e gjelbër për disa kohë.

Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një punonjëse e Ujësjellësit të Beratit.


Shtuar 12.05.2020 09:11