Ditën e djeshme 8 socialistë i dërguan Kongresit të PS propozim ndryshimet për drejtimin e Partisë.
Një ditë më vonë, kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me këtë lëvizje të socialistëve, duke deklaruar se e ka “shtëpinë e socialistëve top”.
Të lidhura
None found
Gjatë prezantimit të Projektit të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama ia ka kthyer shkurt gazetares, ku tha se nuk është në komitet për të folur për socialistët, pasi ata e kanë shtëpinë top.
Po ashtu ai nuk harroi të përdorë ironinë, duke i thënë gazetarëve të mos dëgjojnë socialistët e vjetër, pasi në PS janë të gjithë të rinj.
“Socialistët janë gjithmonë të rinj, mos harroni Dritëro Agollin. Ishte disa dekada më i vjetër, por ishte më i ri se ju. Mos flisni me socialistët e vjetër.
Të jesh socialist do të thotë të mos jesh asnjëherë i vjetër. E dyta, e përsëris jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpinë top.
Kur ke shtëpinë top, të tjerat janë luks, të gjitha diskutimet, debatet. Nuk kemi problem me shtëpinë e socialistëve, e kemi top, të gjithë pa dallim moshe”, tha Rama. /albeu.com/
