Deputetja ia thotë në fytyrë Ramës: Ti ushtron bullizëm

Deputetja e opozitës, Fatjona Dhimitri ka akuzuar Ramën se “po tenton me cdo kusht te ngrije fjalen e lire te zerave opozitare permes aplikimit te bullizmit”.

“Sa e sa here kryeministri ka ofenduar ne kete foltore duke etiketuar me lloj lloj epitetesh deputetet, pa lene menjane ushtrimin e bullizmit duke komentuar sesi flasin dhe duken politikanet e tjere”, tha Dhimitri në fjalën e saj.

“Keshtu do veme ne BE ne duke mohuar kushtet e Bundestagut dhe te BE? Do mohojme te verteten uleritese qe ne shqiperi, liria e medias eshte ne rrezik e po cenon integrimin tone drejt BE?

Qe gazetaret kercenohen me jeten per ti dekurajuar ne misionin e tyre. Ndalni fushaten e presioneve ndaj mediave se mund te gelltisni ndonje gjobe tjeter si me Agon Channel.

Nuk e paguan kryeministri gjoben, por ajo rendon ne kurriz te taksapagueseve shqiptar”, tha Dhimitri.


Shtuar 2.07.2020 11:37