Rama liron kryebashkiakët dhe u vë “kushtin”: 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme!

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave.

Për t’ja arritur këtij objektivi Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh më i fundit paraditen e kësaj të mërkure me kryebashkiakët socialist.

Kryeministri Rama u ka thënë kryebashkiakëve se duhet fokus në zgjedhjet e përgjithshme pasi nuk ka zgjedhje të parakohshme lokale.

“Në fushatën elektorale peshën më të madhe do ta kenë deputetët dhe kryetarët e partisë.

Ju si kryebashkiakë duhet të ndihmoni këtë proces por pa neglizhuar në asnjë moment shërbimet ndaj qytetarëve. Punonjësit e bashkive të përfshihen në fushatë vetëm pas orarit zyrtar të punës” citohet të ketë thënë Kryeministri./tch


Shtuar 8.07.2020 16:33