Rama kërkon durim: Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me nje status në Facebook, ndërsa poston video nga shpërndarja e ndihmave.

Rama shkruan ndër të tjera se asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë.

Postimi i plotë:

“Ndihmuam sot 9459 familje të tjera, bëni durim, ju lutem durim, askush nuk do mbetet pa ndihmë! besim e durim!

Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund, ndërsa kush ka lekë të ushqejë edhe ajfonin, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit, po le të inkurajojë forcat operacionit humanitar nëse nuk rri dot pa komentuar”!


Shtuar 27.03.2020 20:21