Rama jep një lajm të mirë dhe një të keq: Taksat e biznesit nuk paguhen, dritat nuk diskutohen

“Taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19 nuk do të paguhet, por nuk ka asnjë negocim sa i takon pagesës së dritave dhe taksave të tjera…”

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në facebook mbremjen e sotme tha se kjo është e panegociueshme.

“Dritat nuk negociohen në asnjë rast. Një vend që negocion dritat nuk fiton asnjë betejë. Taksat kur ke mbyllur dyqanin në atë muaj nuk ke çfarë paguan por për të tjerat nuk flitet fare.”

Ndërkohë Rama kërkoi të qetësojë të gjithë shqiptarët se qeveria nuk do i braktisë dhe ata që janë larguar nga puna për shkak të shkurtimit të vendeve të punës do mbështeten me paketën e re ekonomike të zgjeruar që do të prezantohet pas datës 15 prill.

“Ata të cilët janë duke vuajtur shqetësimin e madh se punojnë në një kompani e janë larguar nga puna për shkak të shkurtimit të vendeve të punës të jeni të sigurtë që nuk do ju lëmë vetëm. Cdo zgjerim i paketës do të bëhet jo para datës 15 prill, sepse duhet të shohim fushën e luftës, kapacitetet, të sëmurët, sistemin dhe nga ajo të kuptojmë si po ecën Shqipëria përballë këtij armiku të padukshëm.”


Shtuar 8.04.2020 18:39