Rama i hoqi gjysmën e rrogës, Murrizi: Lekët më takojnë mua, e di unë kë ndihmoj!

“Me parat që më takojnë mua e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerëz, të afërm, miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë…”

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi, është shorehur kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për përgjysmimin e pagave të depuytetëve për një periudhë tre mujore në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë.

Murrizi thotë se me paratë e tij e di vetë se kë ndihmon, dhe se ka miq e të afërm që në këto kohë të vështira janë në nevojë për bukë.

Për Murrizin, pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate.

Murrizi: Nuk jam fare dakort për pagën se nuk jemi të gjithë përfitues tenderash dhe jo të gjithe i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga të majme.

Me parat që më takojnë mua e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerëz, të afërm, miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë.

Pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate për mua.

122 deputet dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pagës bëjnë gjithsej 50 mij3 euro. Pse kjo e zgjidh këtë situatë???? A ka mundësi të mos na hapni barkun me nisma revolucionare?


Shtuar 2.04.2020 17:03