Rama citon këshillën e Profetit Muhamed mbi karantinën, përshëndet vendimin e KMSH

Kryeministri Rama i është referuar një këshille të Profetit Muhamed mbi karantinën duke përshëndetur edhe vendimin e KMSH për të pezulluar faljet publike momentalisht për shkak të koronavirusit.

“Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë dhe as mos lëviz nga aty ku je”, shkruan Rama duke iu referuar Profetit Muhamed.

KMSH vendosi sot të ndalojë faljet publike duke i këshilluar gjithashtu besimtarët që të qendrojnë vetëm në xhami nëse shkojnë për tu falur.

Postimi i plotë i Ramës

“KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të🙏

🔴 RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT për KOMUNITETIN MUSLIMAN QË VENDOSI ANULLIMIN E FALJES SË NAMAZIT DHE TË ÇDO TUBIMI NËPËR XHAMI🙏

KY ËSHTË JO VETËM VENDIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR, POR EDHE MESAZHI MË KUPTIMPLOTË QË KOMUNITETI MUSLIMAN MUND T’i JEPTE MBARË POPULLIT SHQIPTAR🙏

FALEMINDERIT🙏


Shtuar 11.03.2020 15:06