Ekzekutimi dhe djegia e Qerim Kelmendit, dosja i kalon Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës hetimin e rastit të vrasjes së ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi i cili vetëm pak kohë më parë u gjet i djegur në fshatin Zahaq të Pejës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Televizionin T7 familjarët e viktimës. Vëllai i Kelmendit ka thënë për Televizionin se kjo tregon seriozitet të prokurorisë, megjithëse shton se ende asnjë prej familjarëve nuk janë marrë në pyetje nga hetuesia.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, javë më parë u gjet nga policia i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti ende nuk janë të qarta për organet e rendit. Rasti fillimisht është hetuar në Prokurorinë Themelore të Pejës, megjithatë, më vonë kompetencat i kanë kaluar Prokurorisë Speciale, kjo me qëllimin që të kryhen hetime më efikase.

Për vrasjen e tij kanë reaguar shumë figura publike të Kosovës, duke përmendur këtu edhe Presidentin e vendit, Hashim Thaçin. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 15:11