KORONAVIRUSI/ Nuk ka transport falas për nxënësit dhe studentët

Maqedonia e Veriut ka pezulluar mësimin për dy javë me qëllim parandalimin nga koronavirusi. Pas këtij vendimi, nuk do të vlejnë biletat falas të transportit publik në Shkup për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët.

“Përkohësisht, nuk do vlejë as vendimi për transport publik falas për personat e moshuar (gratë 62 dhe burrat 64), të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën në transportin publik”, shprehen nga NQP – Shkup.

Heqja e transportit publik falas për këtë kategori njerëzish është për shkak të gjendjes së koronavirusit dhe rekomandimeve nga institucionet përkatëse.

Ky vendim do të qëndrojë në fuqi per 14 ditë sipas rekomandimet e ardhshme qeveritare.


Shtuar 11.03.2020 15:01