Qytetarët në protestë, Rama gjen kohë të tallet me Bashën: Ai është artisti më i madh!

Ndërkohë që qindra mijëra njerëz janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të protestuar për shembjen e teatrit, kryeministri Rama ka zgjedhur të vë në lojë kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën pas shembjes së teatrit dhe pròtestës që po bëhen në kuadër të kësaj çështje.

Rama në fjalën e tij tha se kjo nuk është një pròtestë kombëtare por e disa artistëve dhe e partive politike.

Rama ironizoi edhe rolin e kryedemokrait Lulzim Basha duke thënë se Luli eshte “artisti më i madh atje, e kuptoj, e kam pranuar qe ai eshte artist. Ai është në krye të turmës.”


Shtuar 20.05.2020 17:08