Pse u lirua nga qelia ish zyrtari i burgut, u akuzua për krimin në Kavajë

Ndryshimi i akuzës ka bërë që Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, të lirohet nga qelia.

Ndaj Bledar Toçit ka ndryshuar akuza nga vrasje dhe prodhimi e shitja e lendeve narkotike, tashmë ai akuzohet vetëm për lëndën narkotike.

Kjo pasi akuza e vrasjes ka rënë sepse gjykata e ka konsideruar vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ish zyrtari i burgut të Durrësit, Bledar Toçi, që qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur në vend shtetasin Dritan Haxholli, pas përplasjes në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavaje, u akuzua per vrasje me dashje. Akuzën, e ngriti policia qe pak ore pas krimit, ku njoftoi edhe arrestimin e Tocit ne spital.

“Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”- thuhej ne dosje.

Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi u ngrit edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike.


Shtuar 11.04.2020 14:52