Pse po bëhen kaq pak tamponë? Kryeministri tregon arsyen

Kryeministri Edi Rama i konsideron të domosdoshme masat që qeveria ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai e ripërsëriti këtë gjë gjatë mbrëmjes së sotme, në një lidhje me skype për emisionin Open.

Kryeministri u pyet edhe për testet e pakta që po zhvillohen.

“Unë mund të bëj një tampon dhe mund të rezultoj pozitiv. E vetmja gjë që do më thonë është qëndro në shtëpi dhe kujdesu për vetën me ato ilaçe.

Këtë ma thonë edhe pa bërë testin. U kemi kërkuar qytetarëve të qëndrojnënë shtëpi.

As Zvicra dhe asnjë vend tjetër nuk bëjnë tampone të shumtë, bëjnë vetëm për ato që kanë simptoma të shumta. Në Zvicër plumbat ndaj armikut janë ruajtur vetëm për moshat mbi 65 vjeç,”- tha Rama


Shtuar 18.03.2020 22:52