PS propozim të ri për heqjen e pragut 3%, ndërpritet mbledhja e Komisionit të Ligjeve

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është ndërprerë pas kërkesës së opozitës, ndërsa PS u shpreh se ka pranuar kërkesën e opozitës parlamentare për heqjen e pragut 3%, si dhe për renditjen e kandidatëve fitues në lista.

Opozita e re kërkon ndërprerjen e mbledhjes me argumentin se ka një propozim të ri për hapjen e listave nga ana e mazhorancës. Një gjë e tillë është kërkuar nga deputetja Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Alban Zeneli.

“Gjiknuri ka sjellë amendamente shtesë në minutat e fundit, jam dakord që ta ndërpresim këtë mbledhje, ta diskutojmë, ta shohim mirë se çfarë na ka sjellë, dhe të shohim nëse është në përputhje me ndryshimet kushtetuese”, tha Zeneli.


Shtuar 2.10.2020 09:52