Pritej të përballej me gjykatën, shtyhet gjyqi për Tahirin

Gjyqi ndaj ish-minstrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë
në datën 28 prill si pasojë e pandemisë.

Më herët, Gjykata e Apelit e kishte caktuar seancën e rradhës për ish-ministrin ditën e sotme dhe u bë me dije se do të zhvillohej pa media dhe publik.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.


Shtuar 9.04.2020 09:09