Prençi: Lleshaj të tregojë kush e vrau Kastriot Reçin në Mirditë

Një akuzë mjaft e rëndë është hedhur kundrejt ministrit Lleshaj nga studioja e “360gradë” nga Artur Zehji.

Shemsi Prençi ka pyetur ministrin e Brendshëm se kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i bashkëshortes së tij, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi.

“Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen.

Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me reçët.

Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj”, tha Prençi.


Shtuar 3.02.2020 21:58