Pranohet padia e Ademit, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë zgjedhjet e 30 Qershorit

Sot, gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Në korrik të viti të shkuar Voltana Ademi kërkoi në Gjykatën Kushtuetuese shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit.

Ajo argumentonte se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të jashtëligjshme pasi data ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki, kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kualifikojë sot padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës.

Duhet përmendur se deri tani 52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 18:01