Policia apel shoferëve: Në rrugë me akull e dëborë s’bëhet shaka (VIDEO)

Në disa qarqe të vendit tonë, si Korça, Dibra apo Elbasani ka pasur rreshje dëbore gjatë ditës së sotme, teksa situata në disa rrugë ka qenë problematike për shkak të ngricave.

Pikërisht për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të mos neglizhojnë në kushte të tilla dhe për të dhënë këshillat e duhura, Policia e Shtetit ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit thotë se në rrugë me akull dhe dëborë nuk duhet të bëhet shaka, por të vendoset rripi i sigurimit, mos përdoret gazi i lartë, të tregohet kujdes me pedalin e franave, qarkullimi të bëhet me marshin e dytë si dhe të kontrollohet mjeti përpara udhëtimit në këto rrugë.

Gjithashtu Policia këshillon drejtuesit që në rastet kur rëshkasin të ecin në drejtimin që shkon mjeti pa panik dhe pa rrotullime të ashpra.

”Numri i POLICISË 112

Nëse keni mundësi shmangni udhëtimin në rrugë me dëborë dhe akull. Kontrolloni, mjetin, gomat dhe furnizimin me karburant të mjaftueshëm. Tregoni kujdes maksimal në rrugët me dëborë dhe akull.

Ndiqni këshillat.

Paralajmërimet për kushtet e rrugëve kanë një rëndësi të madhe, për një qarkullim pa risk dhe me synim parandalimin e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

– Nëse je duke udhëtuar në rrugë me dëborë dhe mjeti rrëshqet gjithmonë duhet ndjekur drejtimi nga shkon mjeti, por pa panik dhe pa rrotullime të ashpra. -Redukto shpejtësinë kur je duke udhëtuar në një rrugë të mbulur me dëborë. (Parandalo rrezikun)

-Ruaj një distancë sigurie të kujdesshme në raport me mjetin që udhëton përpara. Në rrugë me dëborë dhe akull distanca e ndalimit dhe frenimit është dukshëm më e madhe se rrugët normale për shkak të uljes së koeficientit të fërkimit me pneumatikët në borë dhe akull.

-Mos përdor pilot automatik në rrugët me dëborë dhe akull.

-Trego gjithmonë


Shtuar 5.02.2020 15:42