Plas sherri mes motoristit dhe taksistit në Tiranë, ndërhyjnë Shqiponjat

Një sherr mes një motoristi dhe një taksisti ka ndodhur pak më parë në Tiranë duke u zënë me grushta dhe duke ofenduar njëri-tjetrin.

Mësohet se shkak i këtij sherri ka qënë një parakalim i gabuar nga taksia, gabim të cilin motoristi nuk e ka toleruar. Kaq ka mjaftuar që të nisë përleshja, duke bërë që të ndërhyjnë edhe forcat “Shqiponja”, të cilët duken në video duke diskutuar me dy protagonistët e sherrit.

“Ça ke? Do të të ** robt,”-dëgjohet të thotë motoristi.

Megjithatë lajmi i mirë është se edhe pse po ziheshin me grushta, taksisti mban vënë gjithë kohës maskën kundër koronavirusit, shenjë kjo që vendi është gati për lirimin e masave pasi këshillat e ekspertëve i kemi “vath në vesh”. Madje edhe kur ka përpleshje fizike.


Shtuar 6.05.2020 13:53