Shkelën orarin kufizues të lëvizjes, arrestohen 42 persona

Edhe pse ka shënuar përmirësime të shumta në luftën ndaj COVID-19, Maqedonia e Veriut ka vendosur ta çojë deri në fund sakrificën e karantinës.

42 persona u arrestuan së fundmi pasi nuk respektuan orarin e lëvizjes, që kufizohet në orët e vona të pasdites dhe më pas rihapet në orët e para të mëngjesit.

Maqedonia e Veriut muajin maj e ka nisur me shumë pak raste edhe pse bie në sy se numri i testimeve ka rënë. Ndërkohë që qeveriset nga një qeveri teknike Maqedonia pritet të zhvillojë zgjedhjet në qershor.


Shtuar 6.05.2020 13:48