Ngacmoi seksualisht të bijën, merret vendimi për babain në Korçë

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Rodolf Merolli, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcneës.al se në seancën gjyqësore 37-vjeçari e ka mohuar akuzën.

Merolli edhe më herët i ka mohuar akuzën, ndërsa e vetmja gjë që ka pranuar është se ka qenë i dehur.

Vajza 18-vjeçare denoncoi babain e saj, tre ditë më parë se e ka ngacmuar seksualisht. E reja në dëshminë e saj dhënë për Abc Neës tregoi momentet dramatike, kur babai i kërkon të kryejnë marrëdhënie.

Ndërsa në audio-përgjimin e publikuar dëgjohet teksa i thotë vajzës se është ndjenjë dhe nuk e komandon dot.


Shtuar 16.05.2020 09:12