NEGOCIATAT/ Holanda nuk i harron “peshqit e mëdhenj”: Të dënohen zyrtarët e lartë!

Shqipëria pritet ta ketë shumë më të vështirë se Maqedonia Veriore fillimin zyrtar të negociatave, pavarësisht votës së sotme të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Sipas ministrit holandez të Punëve të Jashtme, Stef Blok, për Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë lloj problemi dhe mund të përgatitet menjëherë korniza e negociatave dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Por për Shqipërinë, Holanda kërkon përparim të reformave sidomos ato që lidhen me shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit.

Ministri Blok thotë se vendi i tij dëshiron të shikojë gjykime specifike kundër funksionarëve të lartë para se të japë miratimin për fillimin e negociatave për kapitullin e parë, shkruan Oraneës.

Ai përkujtoi se për Shqipërinë do të duhet sërish të konsultohet edhe parlamenti, i cili në tetor refuzoi fillim të negociatave.


Shtuar 24.03.2020 20:24