Në gjendje kritike, zbulohet pse u tentua eliminimi i vlonjatit sa doli nga burgu

Nikollaq Cepaj (Taullaraj) ndodhet në Spitalin e Traumës nën trajtimin intensive të mjekëve pasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plumbave që ka marrë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës nga një atentat me amrë.

Nga burimet mësohet se ndryshe nga sa u raportua, ai ka marrë 5 predha plumbash nga të cilët një në legen, një në kokë, një në shpatull dhe dy të tjerë në gjymtyrë.

I plagosur ka mbetur por jashtë rrezikut për jetën edhe i afërmi i tij (kunati), Roland Cepaj 28-vjeç, i cili ka marrë dy plumba, njërin në njërën këmbë dhe tjetrin në këmbën tjetër, shkruan Fax ëeb.

Dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa kujtojmë se Taullaraj është autor I plagosjes së Eraldo Lazajt rreth dy vite më parë, vepër për të cilën ishte dënuar dhe pak ditë më parë kishte përfunduar vuajtjen e dënimit.


Shtuar 18.01.2020 21:36