PD: Po verifikojmë 15 kryebashkiakë, kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka paralajmëruar nga Korça se do të publikohen të tjerë emra kryebashkiakësh, që kanë probleme me drejtësinë dhe preken nga ligji i dekriminalizimit. Në fjalën e tij para strukturave në Korçë, Bardhi tha se po verifikohen të tjerë emra, që sipas tij janë emëruar në mënyrë iligjetitime nga Rama në 30 qershor në krye të bashkive të vendit.

Numri 2 i PD nuk përmendi emra, por tha se janë të paktën 15 kandidatë të Partisë Socialiste që do duhet të shkarkohen pasi kanë probleme. “Kemi në proces verifikimi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të Edi Ramës të emëruar në mënyrë ilegjitime më 30 Qershor në bashkitë e vendit. Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidatë të Partisë Socialiste që janë emëruar si kryebashkiakë në 30 Qershor nga Edi Rama”, ka thënë Bardhi.

Po ashtu në fjalën e tij Bardhi ka folur dhe për Reformën Zgjedhore e uljen në tavolinë me maxhorancën. “Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu German dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndaj dhe në këtë kuadër opozita është angazhuar që ne momentin kur 9 kushtet e Budenstagut u bene publike qe do te ishte prezent dhe do te jepte kontributin e vet per realizimin e reformes zgjedhore kemi patur nje zvarritje te qellimshme nga pala tjeter per 4 muaj ne gjetjen e nje mekanizmi propozuar nga ana jone qe ne tetor per ti bere te gjitha palet bashkr ne realizimin e reformes zgjedhore ky eshte nje moment ku opozita e bashkuar, PD do te beje te gjitha propozimet e veta per te garantuar standardet minimale per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Un kam besim qe edhe pala tjeter do duhet te siguroje keto standarde minimale sepse jane kerkese jo vetem e opozites jo vetem e budenstagut gjerman por jane kerkese e qytetareve shqipetare qe dine ata me vote te lire qe vendosin se kush eshte qeveria qe udheheq vendin”, u shpreh më tej numri 2 i PD.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, prej ditësh tashmë ka nisur turin e tij me takime në rrethe të ndryshëm, ku mobilizon strukturat për zgjedhjet e ardhshme. Bardhi nga Dibra ka kërkuar hetimin e nga SPAK të dosjeve 339/1 dhe 184, ndërsa nga Lezha ka njoftuar se emrat e kryebashkiakëve që do denocnohen si të prekur nga ligji i dekriminalizimit do të zbulohen shumë shpejt.


Shtuar 18.01.2020 21:39