NDIQENI LIVE/ Ilir Meta flet para mijëra shqiptarëve: T’a dëgjojnë mirë puçistët! (VIDEO)

“Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetitZëri i popullit, zëri i Zotit…”

Presidenti Ilir Meta ka marrë fjalën para mijëra manifestuesve që janë mbledhur para Presidencës për të “mbrojtur Kushtetutën”

“Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunj vetëm para flamurit kuq e zi dhe popullit kuqezi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizatat ndërkombëtare mafioze që përpiqen të shkatërrojnë sovranitetin dhe Kushtetutën…”

Kështu e nisi fjalën Meta, sipas të cilit, Kushtetuta është cënuar nga qeveria Rama.

Ai citoi neni 2 të Kushtetutës të miratuar me referendum në vitin 1998, duke thënë se “Sovranitetit në Kushtetutës i përket vetëm popullit”.

Kreu i shtetit tha se i ka ftuar qytetarët jo si Ilir Meta, por si Presidenti i tyre, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin e tyre.

Pjesë nga fjala e Metës:

Me nisjen e pranverës kuqezi, unë si ushtar i parë i republikës dhe i gjithë populli kuqezi kundër grushtit të shtetit.

Jemi këtu sepse Shqipëria është ndarë në dy botë. Ne atë të popullit kuq e zi dhe në atë të grupit që përfaqëson një botë të erret, tradhtare, puçistë te oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë.

Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për metër katrorë. Unë si president i kam rrëzuar publikisht këto dekret të arsyetuara mbi kushtetutë.

Dekrete për koncesionet që kanë vetëm një qëllim, grabitjen dhe jo zhvillimin e Shqipërisë. Kërkojnë rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese që krimet e tyre kushtetuese të mbeten të pagjykuara dhe pandëshkuara.

Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit”, deklaroi Presidenti Meta. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 17:26