Ndahet nga jeta në moshë të re mjeku i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta në moshë të re mjeku stomatolog, Arlind Lala.

Ai u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, ndërsa lajmin e ka bërë publik Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Dr.Arlind Lala, lindur më 9 Korrik 1984, në qytetin e Durrësit.

Ai u diplomua në vitin 2007 pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Stomatologji. Dr.Arlindi ushtronte aktivitetin e tij si dentist në qytetin e Shijakut.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut i shpreh ngushëllime familjes, bashkëshortes e të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehsh në paqe Dr.Arlindi !Presidenti i U.S.SH,” shkruan Deda në postimin e tij.

I ndieri kishte disa aktivitete private, dhe vite më parë është vënë tritol në bizneset e tij.

Lalës hërën e parë iu vendos eksploziv tek klinika e tij dentare private, dhe herën e dytë në një magazinë të cilën ai e kishte marrë me qera.


Shtuar 14.05.2020 17:50