Myslim Murrizi sulmon keq PS me “Zogun e Tiranës”: Turp! Po mblidhte vota për ju

Pak javë më parë, në median shqiptare bëri bujë arrestimi i “Zogut të Tiranës”, i cili vazhdon të jetë në burg me akuzat e rënda të “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Por një nga përgjimet, nxirrte zbuluar si njerëz të medias ishin përfshirë në shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të fundit në vend.

Moderatorja Dajana Shabani i premtonte Hermes Nikajt 20 mijë lekë të vjetra për votën e tij.

Këtë të mërkurë “Zogu i Tiranës” është përmendur në komisionin parlamentar të sigurisë, teksa deputeti opozitar Myslim Murrizi e akuzoi qeverinë se dhe gazetari i burgosur për prostitucionin mblidhte vota për socialistët.

Debati nisi në komision në momentin kur mori fjalën Murrizi dhe nisi të flasë për temën e amnistisë së qeverisë për disa të dënuar.

“Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri.

E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ‘Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota”, tha Murrizi duke iu drejtuar kryetares socialistë të komisionit Ermonela Felaj. /albeu.com/


Shtuar 22.01.2020 15:15