Ish-deputeti Nard Ndoka ka komentuar deklaratën e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, i cili u shpreh se pandemia e koronavirusit shpërndahej nga valët e muzikës.
I ftuar në Report Tv, Ndoka me humor shtoi se muzika edhe të merr mendjen, ndërkohë që më pas bëri edhe shpjegimin se çfarë kishte dashur që të thoshte ministri.
Të lidhura
None found
“Muzika i humb edhe mendjen njerëzve, por është një rrezik potencial përtej batutës. Grumbullimi është një problem jo muzika në vetevete, por ajo sjell grumbullim.
Ndalimi i muzikës është një standard që ndiqet edhe në botë dhe ne po e kopjojmë, pasi ne nuk kemi shkencë. Shpesh ne kopjimin e kemi të keq,”– tha Ndoka.
Ditën e djeshme, ministri Klosi tha se valët e muzikës përhapnin koronavirusin, ndaj qeveria kishte ndaluar muzikën.
