Mjeku shuan alarmin: Koronavirus si një grip sezonal, vdekshmëria vetëm 2%!

“Koronavirusi është një sëmundje ose virus që vjen nga një familje që vjen prej vitesh. Ka zanafillat prej kafshët që në vitet ’60…”

Mjeku infeksionist Tritan Kalo është shprehur se koronavirusi është thjesht një grip me vdekshmëri të ulët.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, Kalo vuri në dukje përqindja e vdekjes nga koronavirusi është vetëm 2% nga të gjithë të prekurit. Kalo kujtoi se SARS-i kishte vdekshmëri prej 12%. Mjeku shqiptar po ashtu iu referuar faktit se Organizata Botërore e Shëndetit ngriti emergjencën globale për Koronavirusin, duke sqaruar se një akt i tillë është ndërmarrë për të izoluar virusin pasi shumë informacione mbi të janë ende të paqarta.

Kalo: Koronavirusi është një sëmundje ose virus që vjen nga një familje që vjen prej vitesh. Ka zanafillat prej kafshët që në vitet ’60.

Episodi i famshëm 2002-2003 ishte SARS-i, Mers virus janë koronaviruse të cilat janë izoluar. Ky është i treti nga një familje i cili shkakton

Është thjesht një virus i ri që hyn në një popullatë. Ne imunizohemi nga viruset duke marrë anti- viruse. Kur japin për herë të parë kontakt, nuk ka imunitet.

Nuk ka ndryshimë të veçanta. Nëse në periudhën e SARS-it në 12% të të prekurve, ky nuk shkon më shumë se 2%.

Gripi stinor shkakton nga 0.4 deri në 1.25 viktima. Pra dhe gripi i zakonshëm, apo gripi i shpendëve shkakton viktima.

Grip po e quaj këtë pasi nuk ka një vdekshmëri shumë të lartë. Shifrat flasin për 12 mijë të prekur, në Europë vetëm 17 raste. Gjatë kohës së SARS-it ka pasur 4 në Itali, 1 në Rumani dhe asnjë s’vdiq.

Ajo që dihet që duke qenë një virus i ri informacionet për të përditësohen ditë për ditë. Nëse dikush shfaq simptoma, nga 5 persona 1 prej tyre kalon në gjendje të rëndë.”


Shtuar 1.02.2020 17:48